× Faqe Hyrëse Produkte Rreth nesh Ekipi ynë Misioni yne Kontakt
Stenda për kartela për dhuratë

Stenda për kartelat për dhuratë do t’ju ndihmojnë të:

  • i potenconi kartelat tuaja për dhuratë
  • e rritni dhe e garantoni leverdinë
  • e rritni numrin e shitjeve të realizuara
  • e shndërroni klientin e pavendosur në klient lojal

Stendat për kartela janë një prej elementeve me të cilat u përpoqëm që zgjidhjen e programit për dhurata ta bëjmë të plotë dhe praktike. Roli i këtyre stendave para së gjithash është që ta zvogëlojnë numrin e shitjeve të parealizuara në dyqanet tuaja.

Jeni të sigurt se keni hasur në situatë në të cilën klienti potencial vetëm do t’i shohë produktet pa blerë asgjë. Pavendosmëria e tij mund të rritet nëse keni shitës intern i cili nuk angazhohet mjaftueshëm për klientin. Në fund, klienti do të shkojë i painformuar për mundësitë e ndryshme të cilat programi juaj për dhurata i ofron dhe do t’i shpenzojë paratë te konkurrenca.

Stendat për kartela për dhurata mundësojnë që kartelat të jenë të dukshme dhe të spikatura. Vendosni në pikën e shitjes ose në vend tjetër frekuentues që të jenë të disponueshme për klientët. Në këtë mënyrë klientët do të dalin të kënaqur nga dyqani juaj sepse e kanë gjetur dhuratën me të cilën çdokush do të gëzohej. Me atë siguroni jo vetëm klient të sigurt, por hapni mundësi që edhe pronari i kartelës të bëhet klient juaj i besuar.

Porosit tani