
Formularët ju mundësojnë:
Me formularët fillon hapja e programit për lojalitet për blerësit. Krahas asaj që përmbajnë të dhëna të domosdoshme personale për shfrytëzuesin, në to janë shtypur edhe informata të qarta me sqarim të kushteve për shfrytëzim, shkallës së pikave dhe përfitimeve që i ofron programi për lojalitet.
Të dhënat për shfrytëzuesit ju ndihmojnë në krijimin e strategjisë së marketingut. Me shfrytëzimin e kanaleve të ndryshme do të mund t’i njoftoni në kohë klientët për promovimet aktuale, produktet e reja dhe përfitimet të cilat i keni përgatitur për to.