× Faqe Hyrëse Produkte Rreth nesh Ekipi ynë Misioni yne Kontakt

Si kompani e cila përpiqet të gjejë zgjidhje për nevojat e klientëve përmes bisedimeve me to, insistuam të sjellim një vegël shumë të rëndësishme për përmirësimin e punës së industrisë me pakicë dhe me gjerë.

E dimë se kursimi i kohës dhe resurseve është element kryesor për suksesin e një biznesi dhe prandaj u përpoqëm që në një vend të mbledhim gjithë atë që ndoshta ju duhet për funksionim më të mirë dhe më efikase të programeve për lojalitet dhe dhurata.

Kartelat efikase prej plastike i lidhëm me zgjidhjen softuerike për programet për lojalitet dhe dhurata, dhe plus shtuam formularë, etiketa me barkod, mbajtës dhe paketime për kartelat, si dhe stenda për kartelat. Qëllimi i pajisjes plotësuese është lehtësimi i procesit të ndarjes së kartelave, spikatja e tyre dhe brendimi. Kur do të lidhet gjithë kjo bashkë, elementet e tilla shtesë u lënë përshtypje klientëve se jeni kompani dinamike dhe kreative e cila kujdeset për to dhe e cila dëshiron t’i kthehen.