× Faqe Hyrëse Produkte Rreth nesh Ekipi ynë Misioni yne Kontakt
BONUS KARTELAT

Përse kartela kazinoje:

  • Mund të përcillni shprehitë e lojtarëve tuaj
  • Pagesa më të shpejta dhe më të lehta
  • Besim më të madh të shfrytëzuesve përmes programit të lojalitetit përmes kartelës
  • Identifikimi i identitetit dhe moshës së shfrytëzuesit
  • Siguria e të dhënave (kartelat me çip dhe RFID nuk munden të kopjohen lehtë)

You can download card specification here cp_spec

Në botën e basteve, sfida është elementi kyç që na inkurajon për të rishqyrtuar dhe lëvizur kufijtë tanë. Lojtarët janë vazhdimisht të nxitur për ta rritur lojën në nivel tjetër, ndërsa ju jeni të nxitur që t’i plotësoni pritshmërinë e lojtarëve, por edhe të natyrës së biznesit tuaj. 

Kazino kartela e mençur prej plastike me teknologjinë e RFID të implementuar, çip kontaktues ose shirit magnetik, mund të jenë një jackpot i vërtetë. 

Bëni këto kartela pjesë e programit të detyrueshëm për anëtarësi dhe do t’i bëni ato si kartela identifikuese pa të cilat lojtari nuk mund të hyjë e të luaj në kazino. Kartelat shfrytëzohen për identifikimin e identitetit dhe moshës së shfrytëzuesit. Falë tyre, lehtë mund të përcillni shprehitë dhe kërkesat e lojtarëve – se për cilat aparate dhe lojëra janë më të interesuar. Ku janë të gatshëm për të investuar më së shumti para etj. Kjo ju mundëson që të bëni hapat e vërtetë për biznesin tuaj me qëllim që ta përmirësoni atë. 

Ana praktike e kartelave ju jep një fleksibilitet të madh shfrytëzuesve sepse me to të gjitha pagesat dhe inkasimet bëhen shpejtë dhe thjeshtë. Në mënyrë shtesë, lojtarët do të kenë gjithmonë një qasje të qartë në statusin e kartelës së tyre, sa pikë kanë mbledhur dhe sa para ju kanë mbetur. 

Ofroni klientëve tuaj mundësi dhe përfitime të ndryshme si pjesë e programit të lojalitetit. Me këto kartela, shfrytëzuesit mbledhin bonuset he pikë të cilat mund t’i shfrytëzojnë për përmbajtje tjera që i ofroni (pije, darkë, argëtim, shoping, etj.) Kartelat dhe pikët e mbledhura mund të shfrytëzohen vetëm në kuadër të objektit tuaj,që do të garantojë se klientët do të vijnë te ju, e jo te konkurrentët tuaj.

Si përgjigje e besimit të klientëve tuaj, përmes kartelave të mençura, përfshini ata në programin për baste të përgjegjshme, duke vendosur limite për kohë të shpenzuar në aparate ose kufizime të basteve.

Porosit tani