× Faqe Hyrëse Produkte Rreth nesh Ekipi ynë Misioni yne Kontakt
BIZNES KARTELA

Pse biznes kartela plastike?

  • Ju spikat në raport me të tjerët
  • Le një përshtypje mbresëlënëse
  • E qëndrueshme dhe rezistuese ndaj dëmtimeve

You can download card specification here cp_spec

Me gjasë e dini ndjenjën kur do të njoftoheni me dikë dhe gjithçka që ju kujtohet është emri. Pas një kohe dëshironi që të komunikoni me atë person, por ndiheni në siklet që të pranoni se e keni harruar emrin e tij. Ndiheni edhe më të sikletosur kur dëshironi që të zhvilloni një lidhje biznesi dhe e kuptoni se ata as që ju kanë mbajtur mend.

Në këso rastesh, biznes kartela është zgjidhja e duhur për ju.

Cila është puna e parë që bëni kur merrni një biznes kartelë standarde nga një person të cilin e keni njoftuar në një takim biznesi, seminar ose konferencë? Të supozojmë se vendosni në vendin ku i ruani të gjitha biznes kartelat e tjera. Çka mendoni se bëjnë edhe njerëzit me të cilët njoftoheni përmes biznes kartelës tuaj? Me gjasë, të njëjtën gjë! 

A nuk është mirë që të keni diçka që do t’ju spikatë nga të tjerët në atë situatë?

Biznes kartela efektive është fillim i mirë i bisedës.

Një biznes kartelë mirë e dizajnuar dhe e përpunuar prej plastike është zgjidhja që le një përshtypje të mirë për ju dhe kompaninë tuaj. Ajo paraqet një mënyrë që e orienton vëmendjen dhe komunikimin pikërisht në drejtimin që ju dëshironi.

Se sa mundet që biznes kartelat të jenë inspiruese tregon edhe njëra prej mundësive që e ofrojnë. Ato mund të bëhen nga një lloj i posaçëm i materialit transparent që i bën ato jashtëzakonisht mbresëlënëse. Kjo ju jep një hapësire edhe më të madhe për kreativitet. Me detaje kontrate dhe dizajn adekuat, kartela e këtillë do të bëjë të jeni i paharrueshëm. Varësisht nga lloji i laminimit (shkëlqyes ose mat), ekzistojnë dy efekte të ndryshme të kartelave transparente.

Porosit tani